KUSH JANË BARBARËT QË VRANË SHQIPTARË, E S´I NDJEK ASKUSH !?!


P ë r m b a j t j a :

- Si u ekzekutuan 45 shqiptarë në Reçak ?

- Kush janë barbarët serbë që morën pjesë në Masakrën e Reçakut ?

- Kush janë 35 kriminelë serbë që morën pjesë në vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga Gjakova?

- Në vrasjen dhe masakrimin e 113 mashkujve të Krushës së Vogël, morën pjesë 56 kriminelë serbë lokalë!

- Kush janë barbarët që masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë ?

- Sa Shqiptarë u vranë më 28 mars 1999 në Izbicë të Skënderajt (?!)

- Kush janë barbarët që morën pjesë në ekzektutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë ?

- Kush janë bandat tjera kriminale serbe që kanë kryer krime në Drenicë ?

- Kush janë barbarët serbë që u përfshinë në vrasjen e Shqiptarëve në Sllatinë të Fushë- Kosovës (?!)

- Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk dhe 35 të tjerë në fshatrat fqinje Pavlan dhe Zahaq të Pejës ?

- Në çfarë rrethanash u masakrua prof.Ruzhdi Berisha (!?!)

- Si u dogjë Kompleksi Memorial i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ?

- Kush janë barbarët serbë që kryen krime në fshtatin Kishnicë dhe në disa vende tjera të Kosovës ?

- Kush janë 22 barbarët që janë përfshirë në vrasjen e shqiptarëve në Klinë ?

- Kush janë barbarët serbë që me emrin”Toga e tmerrit” vranë e masakruan civilë - shqiptarë në Viti ?

- Kush janë barbarët serbë që kryen krime dhe spastrim etnik në Fushë-Kosovë ?

- Çka u gjetë në “qendrën e torturimit” në Prishtinë ?

- Fotogaleria e Barbarëve

* * *

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

* * *

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në një shkrim hulumtues për masakrën e Qyshkut (14.05.1999), të publikuar nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith, hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner - ka theksuar se (po citoi): “…Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”. “Mund të thuhet se Tribunali (i Hagës- vërejtja ime) as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta”… “Ne do të insistojmë”, thotë z. Milner - “në atë se ata në krye janë personat përgjegjës….dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën.”. E dhe M. Cherif Bassiouni, një tjetër hetues i OKB-së për krime lufte në Kosovë, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës vetëm mbi Sllobodan Millosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Z. Bassiouni, për çudi deklaron (Po citoi): “Çështja themelore, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme”…!!!

Nëse bazohemi në deklarimet e këtyre “faktmbledhësve” të OKB-së për krimet e kryera në Kosovë, me lehtësi mund të nxjerrim përfundimin, se: qindra kriminelë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe duke përfshirë këtu edhe serbët lokalë, të cilët u përfshinë drejtpërdrejtë në vrasjen e shqiptarëve, plaçkitjen, djegjen dhe shkatërrimin e pasurive të tyre si dhe në shpërnguljen me dhunë nga trojet stërgjyshore…, nuk do të arrestohen kurrë për të dalur para drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore.

Edhe pas tetë vjetëve nga përfundimi i luftës, duket se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës por dhe vetë gjykatat vendore në Kosovë janë marrë shumë pak (mos të theme aspak) me arrestimin e kriminelëve, të cilët lirshëm shetisin në Serbi, Mal të Zi, nëpër Kosovë dhe gjithandej nëpër botë.

Ndonëse në shkrimet e mija kam prekur në mënyrë fragmentare këtë temë mjaftë serioze, në vijim do të shpërfaqi disa argumente tjera që kanë të bëjnë pikërisht me krimet dhe kriminelët, emrat e të cilëve tashmë dihen botërisht, por çuditërisht nuk merret askush me ta.

* * *

Si u ekzekutuan 45 shqiptarë Reçak ?

Në mëngjesin e 15 janarit 1999, banorët e fshati Reçak u zgjuan të rrethuar nga formacionet militate dhe paramilitare serbe. Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin forcat serbe të pozicionuara në disa vende përreth fashtit fillimisht kanë granatuar Reçakun me artileri të rendë ndërkohë që këmbësoria ka filluar të lëvizë në brendi të fshatit. Në këtë situatë dramatike shumë fshatarë gjatë përpjekjeve për t´u larguar nga fshatit zihen robë nga njësitë kriminale serbe dhe grumbullohen në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit. Nga dëshmitarët mësohet se, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta.

Gjatë rrahjeve të pamëshirshme në oborrin e Sadikut, dëgjohej large gjëma dhe britma e burrave, ndërsa në bodrumin e shtëpisë, qanin e lemeritnin tmerrshëm gratë dhe fëmijtë e mbyllur me dry.

Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, njësitë barbare serbe (dikur në mesditë) këta burra i rreshtojnë në kolon për një duke i urdhëruar të ecin në drejtim të malit dhe te vendi i quajtur ”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe. Pikërisht në këtë vend barbarët me rafale automatike (nga afërsia) i ekzekutojnë 45 veta, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Atë ditë të kobshme janari u vranë:Lutë ASLLANI, Banush AZEMI, Ragip BAJRAMI,Halim BEQIRI, Rizah BEQIRI, Zenel BEQIRI, Lutfi BILALLI, Ajet EMINI, Bujar HAJRIZI, Myfail HAJRIZI, Skënder HALILI, Haqif HYSENAJ, Hajriz IBRAHIMI, Hakip IMERI, Murtez IMERI, Nazmi IMERI, Mehë ISMAJLI, Muhamet ISMAJI, Ahmet JAKUPI, Eshref JAKUPI, Hajriz JAKUPI, Mehmet JAKUPI, Xhelal JAKUPI, Jashar JASHARI, Raif JASHARI, Shukri JASHARI, Fatmir LIMANI, Nexhat LIMANI, Salif LIMANI, Bajram MEHMETI, Hanumshah MEHMETI, Arif METUSHI, Haki METUSHI, Ahmet MUSTAFA, Asllan MUSTAFA, Muhamet MUSTAFA, Sadik OSMANI, Jashar SALIHU, Shukri SALIHU, Bajrush SHABANI, Ahmet SMAJLAJ, Sheremet SYLA, Shyqëri SYLA, Bajram XHELADINI, .Njazi ZYMERI.

Me 16 janar 1999 shefit i misionit të OSBE-së ambasadori amerikan William Woker, gjatë një vizite në vendin e ngjarjes pa hezitim do të deklarojë se:” Ky është krim kundër njerëzimit…!” (Lexo Librin “Masakra e Reçakut – krim kundër njerëzimit” Shtime 2004)

Kush janë barbarët serbë që morën pjesë në Masakrën e Reçakut

Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.

Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.

Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:

1.Bizhidar Markoviç
2.Çedomir Aksiç
3.Zhivorad Stojçetoviç
4.Bogdan Nojiç
5.Jovica Stojkoviç
6.Momir Ristiç
7.Zvonko Ristiç
8.Ljubomir Nojiç
9.Nenad Marinkoviç
10.Pavle Marinkoviç
11.Zoran Nedelkoviç
12.Sllavisha Marinkoviç
13.Vojisllav Janiçijeviç
14.Milivoje Çanoviç
15.Jovica Jovanoviç
16.Stojan Aksiç
17.Millorad Kostiç
18.Dragisha Kostiç
19.Dragan Tasiç

* * *

Kush janë 35 kriminelë serbë që morën pjesë në vrasjen e 750 shqiptarëve

dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga Gjakova

Më 7 maj 2005 Lëvizja „KAN“ tani „Vetëvendosje“, së bashku me organizatën“Thirrjet e Nënave”nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një Çarçaf me dimensione 20m x 4m, në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.

Emrat e kriminelëve janë:

1.Stanojeviç Momçilo

2.Çamoviç Sreten

3.Stanojeviç Milan

  1. Çoliç Rade
  2. Slavkoviç Milan
  3. Stanojeviç Sava
  4. Kovaç Slobodan
  5. Stojanoviç Sava
  6. Dekiç Milan
  7. Dekiç Momçilo
  8. Raçiç Dragan
  9. Mirkoviç Vuk
  10. Vujoviç Vaso
  11. Vujoviç Nikotin
  12. Ragiç Darko
  13. Simiç Bozhidar
  14. Stefiç Nikola
  15. Stefiç Bojan
  16. Obradoviç Ljubisha
  17. Pantoviç Radovan
  18. Pantoviç Miliç
  19. Jovanoviç Aca
  20. Bozhoviç Çedomir
  21. Jovanoviç Sava
  22. Ristiç Predrag
  23. Jovanoviç Goran
  24. Shqepanoviç Millosh
  25. Krstiç Srgjan
  26. Dikiç Milan
  27. Dikiç Momçilo
  28. Dimiç Zvezdan
  29. Jovanoviç Sinisha
  30. Rajkoviç Gojko
  31. Drashkoviç Laza
  32. Lazareviç Doka

***

Organizata, “26 marsi 1999”: Në vrasjen dhe masakrimin e 113 mashkujve të

Krushës së Vogël, morën pjesë 56 kriminelë serbë lokalë!

Më 26 mars 2005, Organizata, “26 marsi 1999”, nga Krusha e Vogël në bashkëpunim me Lëvizjen KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, në një tjetër çarçaf të vendosur përballë Selisë së UNMIK-ut dhe Qeverisë së Kosovës kanë skalitur emrat e 56 kriminelëve serbë lokalë (vendas) që akuzohen nga familjarët e viktimave për vrasjen, masakrimin dhe djegjen e 113 burrave dhe djemëve të fshatit Krushë e Vogël. Organizata “26 marsi 1999”, nga Krusha e Vogël ka përgatitur edhe një material prej disa faqeve (me fotografi etj) ku ka sqaruar masakrën e ndodhur më 26 mars 1999 në këtë fshat, dhe këtë material ia kanë dorëzuar:

-Prokurorisë Publike – Prizren,

-Prokurorisë Publike – Prishtinë,

-Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-t – Prishtinë,

-Njësisë së Policisë së UNMIK-t për Krime Lufte – Prishtinë dhe

Njësisë së Tribunalit të Hagës – Prishtinë.

Por, për çudi asnjë organ i këtyre instancave të drejtësisë, nuk ka marrë mundin të nisin hetimet për këtë masakër mizore, në mënyrë që barbarët të arrestohen dhe të marrin denimin e merituar. Duket sikur këta mekanizma të drejtësisë, kanë lidhur një pakt “mirëkuptimi” me barbarët, duke zhvilluar një “diskriminim pozitiv” ndaj tyre.

***

Kush janë barbarët që masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare). Të masakruarit janë: Afrim IMERAJ (2), Ardiana IMERAJ(13), Arijeta IMERAJ (11), Avdyl IMERAJ (67), Bekë IMERAJ (53), Feride IMERAJ (21), Fetije IMERAJ (42), Florije IMERAJ (19), Hasan IMERAJ (63), Mihane IMERAJ (72), Mona IMERAJ (72), Muhamet IMERAJ (19), Nexhmidin IMERAJ (?), Rab IMERAJ (30), Rustem IMERAJ (73), Sabahat IMERAJ (21), Shehide IMERAJ (70), Violeta IMERAJ (17), dhe Xhyfidane IMERAJ (14). Kjo listë e emrave i është dorëzuar edhe përfaqësuesve të tribunalit të Hagës.

Kriminelët që kanë ekzekutuar mizorisht familjen Imeraj, janë serbë të ardhur nga disa fshatra të komunës së Burimit (ish-Istogut).

Ata janë:

-Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë); vëllezërit Grujica e Lubisha Belojeviq, Zharko Belosheviq, Zhika Belosheviq, vëllezërit Malisha e Çeda Tijaniq, Goran Tijaniq, Dejan Tijaniq, Vedran Tijaniq, Obrad Tijaniq, Zhivan Vuçiq, Mirolub Vuçiq, Dushan Vuçiq, vëllezërit Rade e Milisav Ivanosheviq, Igor Shapiq, Gradibor Radunoviq, Ivan Gajin dhe Zoran Shlaniq – të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova. Pas përfundimit luftës, Shumica prej këtyre kriminelëve janë parë duke shëtitur të lirë në Cërkolez, fshat ky që ruhej nga pjestarët e KFOR-it spanjollë.

Sa shqiptarë u vranë më 28 mars 1999 në Izbicë të Skënderajt (?!)

Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, forcat militare dhe paramilitare serbe ndërmorën një ofensivë me përmasa shafrosëse kundër popullatës shqiptare, dhe kjo fushatë zhvillohej në kuadër të operacionit të koduar ”Patkoi”. Në këto zhvillime të të jashtëzakonshme, duke filluar nga data 25 mars forcat serbe me anë të artilerisë së rëndë granatuan dhe pastaj i dogjën disa fshatra të Drenicës si, fshatrat: Klladernicë, Qirez, Leçinë, Turiçec, Vojnik etj. Sipas dëshmitarëve, gjatë këtij operacioni njësitë barbare serbe në fshatin Qirez i zunë robë disa gra dhe fëmijë dhe i ngujuan në një hambar të misrit. Me këtë rast disa femra u përdhunuan seksualisht ku 8 prej tyre u vranë mizorisht dhe pastaj kufomat u hodhën në tri puse të fshatit.

Në këtë fushatë shfarosëse për shqiptarët, më 27 mars 1999 forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe granatuan edhe fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve të fundit qenë stehuar rreth 5 mijë banorë (kryesisht gra, pleqë dhe fëmijë) të fshatrave përreth. Më 28 mars forcat kriminale serbe rrethojnë vendin ku ishte përqëndruar kjo popullatë dhe pas një maltretimi të rënë fizik, burrat ndahen (në dy grupe) nga gratë dhe fëmijët. Grupi i parë është dërguar në një kodër të afërt, ndërsa grupi i dytë është grumbulluar në shtratin e një lugine dhe sipas planit kanë hapur zjarrë në drejtim tyre. Me këtë rast janë vrarë e masakruar mizorisht 147 veta. Po atë ditë (pas masakrës në Izbicë) gratë dhe fëmijtë që ishin mbledhur në një lëndinë u detyruan të largoheshin dhe të ecnin këmbë në drejtim të Klinës, të Gjakovës, Prizrenit dhe me në fund kanë përfunduar në Shqipëri.

Më 28 mars 1999 në Izbicë u ekzekutuan barbarisht: Jetullah ALUSHI, Asllam (Q) AMRUSHI, Asllan BAJRA, Bajram BAJRA, Bajram C. BAJRA, Bajram S. BAJRA, Brahim BAJRA, Fazli BAJRA, Ilaz BAJRA, Sami BAJRA,Bislim BAJRAKTARI, Hajdar BAJRAKTARI, Demush BEHRAMI, Muhamet BEHRAMI, Nuredin BEHRAMI, Asllan DAJAKU, Dibran A.DANI, Sali DERVISHI, Bajram DERVISHI, Ilaz DERVISHI, Musli DOQI, Hamdi DOQI, Ali DRAGA, Cen DRAGA, Hajriz DRAGA, Ismet DRAGA, Murat DRAGA, Rrahim DRAGA, Rustem DRAGA, Zade DRAGA, Avdullah DURAKU, Bel A.DURAKU, Dibran DURAKU, Rexhep DURAKU, Muhamet EMRA, Lah FETAHU, Ibrahim GASHI, Ramë GASHI, Halil HAJDARI, Halit HALITI, Fejz HAXHA, Hazir HOTI, Qerim HOTI, Rifat HOTI, Rrustem HOTI, Tahir HOTI, Muhamet HOTI, Sadik HOTI, Shefqet A. HOTI, Vehbi HOTI, Zenel ISUFI, Beqir JETULLAHU, Kajtaz D. KAJTAZI, Bajram KELMENDI, Jetullah KELMENDI, Ramë KOTORI, Brahim KOTORI, Hajzer KOTORI, Deli KRASNIQI, Mustafë KRASNIQI, Rrahim KRASNIQI, Azem KUQICA, Sami LOSHI, Jashar LOSHI, Selman LOSHI, Halil MORINA, Sokol H. MURSELI, Beqir MUSLIU, Ilaz MUSLIU, Shaban MUSLIU, Halit MUSLIU, Naim MUSLIU, Mehmet MUSLIU, Hasan MUSTAFA, Azem OSMANI, Fatmir OSMANI, Hetem OSMANI, Muharrem OSMANI, Pajazit D. QAKA, Sabit QALLAPEKU, Ismajl QELAJ, Rexhep QELAJ, Metush QELAJ, Hamz QUPEVA, Ramadan RACI, Halit RAMAJ, Mujë REXHEPI, Mustafë SEJDIU, Azem SHABANI, Hysen A. SHALA, Idriz SHALA, Isuf SHALA, Isuf SHALA, Mujë SHALA, Sali SHALA, Zymer SHALA, Halim SHALA, Hijraz SHALA, Sadik SHERIFI, Zeqir SHPATI, Riza SPAHIU, Ramë SYLA, Brahim TAHIRI, Gani TEMAJ, Hamdi TEMAJ, Hami B. THAQI, Ramë H. THAQI, Ajet D. THAQI, Sheremet THAQI, Ukë UKA, Zenel VELIQI, Idriz XHEMAJLI, Qazim XHEMAJLI, Jahir ZEKA, Milazim ZEKA, Një mashkull i paidentifikuar…(..) Më 28 mars 1999 gjatë rrugëtmit për në Shqipëri në rimorikio u dogjën për së gjalli: Zyre FEJZA (61) dhe Zoje OSMANI (70). (Kjo listë nuk është e plotë))

Kush janë barbarët që morën pjesë në ekzektutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë

Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).

Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:

  1. Mihajlo Tomasheviq
  2. Veselin Tomasheviq
  3. Sllavko Tomasheviq
  4. Vujadin Tomasheviq
  5. Nenad Tomasheviq
  6. Stojadin Tomasheviq
  7. Igor Tomasheviq
  8. Miloje Tomasheviq
  9. Vladan Tomasheviq
  10. Radoslav Tomasheviq
  11. Vasilije Tomasheviq
  12. Milosh Tomasheviq
  13. Radivoje Tomasheviq
  14. Preda Tomasheviq
  15. Srgjan Tomasheviq
  16. Millorad Tomasheviq
  17. Mileta Tomasheviq
  18. Radenko Tomasheviq
  19. Mile Tomasheviq
  20. Stojadin Tomasheviq
  21. Milenko Tomasheviq
  22. Milan Tomasheviq
  1. Dragoljub Tomasheviq
  2. Gjoko Tomasheviq
  3. Boshko Tomasheviq
  4. Zhivorad Tomasheviq
  5. Zhivojin Tomasheviq
  6. Najdan Tomasheviq
  7. Nebojsha Tomasheviq
  8. Nenad Tomasheviq
  9. Branillav Tomasheviq
  10. Ratko Tomasheviq
  11. Filip Tomasheviq
  12. Dejan Tomasheviq
  13. Gordan Tomasheviq
  14. Predrag Tomasheviq
  15. Despot Tomasheviq
  16. Tadisha Tomasheviq
  17. Sinisha Tomasheviq
  18. Tomisllav Tomasheviq
  19. Zoran Tomasheviq e
  20. Goran Tomasheviq , Pastaj
  21. Branisllav Kragoviq
  22. Ratko Kragoviq i biri – po nga nga Syrigana.

Pastaj,

  1. Marko Ristiq
  2. Marko Damjanoviq
  3. Dragoljub Rajkoviq
  4. Jovica Rajkoviq
  5. Rade Kovaçeviq – Zec
  6. Dika Kovaçeviq
  7. Ognjan Kovaçeviq
  8. Gjorgje Mojsiq
  9. Radosav Kovaçeviq – Cule
  10. Mile Jokiq
  11. Nebojsha Kovaçeviq
  12. Sinisha Jokiq
  13. Svetozar Ristiq
  14. Zoran Kovaçeviq – Princ , të gjithë nga Banja;
  15. Momir Milentijeviq
  16. Zoran Jovanoviq
  17. Milutin Arisiq,
  18. Milan Todoroviq
  19. Dejan Spasiq
  20. Nebojsha Nikçiq
  21. Miodrag Komatina
  22. Niqifor Kovaçeviq
  23. Dragan Dimitrieviq
  24. Vukmiq Lazareviq – nga Runiku
  25. Todor Deverxhiq
  26. Rade Deverxhiq
  27. Dragisha Deverxhiq
  28. Milan Shteviq
  29. Dragomir Shteviq
  30. Miliq Petroviq e
  31. Ognjan Petroviq, nga Radisheva
  32. Nenad Shmigiq
  33. Radoje Shmigiq
  34. Cvetko Shmigiq
  35. Dragan Shmigiq e
  36. Gollub Shmigiq nga Leçina.
  37. Dadosha Iliq
  38. Zhivoin Iliq dhe
  39. Momçillo Radovanoviq – nga Kuçica.
  40. Zhivko Jokoviq e
  41. Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
  42. Radivoje Rasha – Kalenoviq me të bijtë
  43. Dejan Rasha dhe
  44. Dushan Rasha
  45. Zvonko Jovanoviq
  46. Zoran Jovanoviq
  47. Bllagoje Çolakoviq
  48. Nenad Çolakoviq
  49. Radosh Lajoviq
  50. Ilija Trajkoviq
  51. Rajko Rajçiq
  52. Vllado Bakraçeviq
  53. Lubisha Iliq
  54. Momo Peleviq
  55. Sllagjan (polic i komunikacionit)
  56. 100.Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) – të gjitha nga Skënderaj.
  57. Goran Shapiq,
  58. Rade Shapiq dhe
  59. Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).

Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, por sa dihet deri më tani asgjë nuk kanë bërë që këta barbarë të dalin përpara drjetësisë.

* * *

Kush janë bandat tjera kriminale serbe që kanë kryer krime në Drenicë

Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë.(Shih: revistën Ekskluzive, nr.1. janar 2000, f.101)

Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:

1.Llazareviq Dragisha, nëntoger

2.Gjorgjeviq Sinisha, rreshter

3.Blanusha Mile, rreshter i vjetër

4.Korçag Goran, rreshter i klasit të parë

5.Millanoviq Predrag, dhjetar

6.Radulloviq Nebojsha

7.Simiq Goran

8.Kostiq Sasha

9.Daniq Sllobodan

10.Gjorgjeviq Zoran

11.Shabiq Zvonko

12.Qausheviq Nenad

13.Jovanoviq Dragi

14.Momqilloviq Miroslav

15.Ivanoviq Milivoje

16.Dejanoviq Verolub

17.Janjusheviq Zhivorad

18.Nedelkoviq Bratisllav

19.Petkoviq Bogolub

20.Gjoriq Sllavolub

21.Vaniq Rasha

22.Dimiq Dushan

23.Bajrami Igor

24.Aliq Zoran

25.Branko Jançiq

* * *

Kush janë barbarët serbë që u përfshinë në vrasjen e Shqiptarëve në

Sllatinë të Fushë- Kosovës (?!)

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë. (Revista: Ekskluzive nr.4 prill 2000, fq.52)

Në këtë listë figurojnë emrat e këtyre kriminelëve:

  1. Zoran Vukdragoviq - toger
  2. Lubisha Simiq - rreshteri
  3. Zoran Ristovski
  4. Dushan Jevriq
  5. Zoran Joviq
  6. Mladen Peshiq
  7. Milosh Mihajloviq
  8. Marko Zhivoinoviq
  9. Slavisha Gjorgjeviq
  10. Miodrag Pejatoviq
  11. Dejan Mikiq
  12. Igor Gurkoviq
  13. Ivan Stanojeviq
  14. Zoran Mimiq
  15. Radoje Bulatoviq
  16. Mile Rangjeloviq
  17. Cvetko Boshkiq
  18. Radoslav Ristia
  19. Slobodan Gjurgjeviq
  20. Darko Miloviq
  21. Dragisha Ivanoviq
  22. Ivan Steviq
  23. Vladeta Stojanoviq
  24. Sasha Aksiq
  25. Nenad Jovanoviq
  26. Nenad Zhivkoviq dhe
  27. Dejan Slaviq.

(Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë)

* * *

Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk

dhe 35 të tjerë në fshatrat fqinje Pavlan dhe Zahaq të Pejës

Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.

Në këtë ditë të kobshme për Qyshkun , u vranë e një pjesë e tyre edhe u dogjën: Ramë Dervish Gashi (65), Xhafer Ramë Gashi (40), Rrahim Dervish Gashi (55), Rasim Hysen Ramaj (45), Metë Shala (55), Selim Maxhun Gashi (50), Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58), Muharrem Azem Gashi (50), Avni Drevish Gashi (50), Skënder Dervish Gashi (35), Musë Shaban Gashi(63), Ibish Kadri Gashi (55), Rrahim Shaban Gashi (55), Ahmet Rrustem Gashi (35), Emin Bekë Gashi (60), Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci, Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi, Hasan Metë Hatamaj - mysafir nga Batusha, Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha, Hasan Ahmet Çeku (70), Bedri Ahmet Çeku (65), Isuf Shala, mysafir nga Grabofci, Çaush Rrustem Lushi, Ardian Çaushi (30), Ardian Çaush Lushi (20), Osman Haxhi Lushi (48), Sefedin Haxhi Lushi (44), Avdullah Lush Lushi (45), Ukë Lush Lushi (43), Ramiz Lush Lushi (40), Xhafer Lush Lushi (35), Skënder Lush Lushi (30), Nifa Din Kelmendi (55), Skënder Din Kelmendi (50), Besim Din Kelmendi (38), Ardian Skënder Dina (20), Rrahim Sylë Kelmendi (40), Xhemë Isuf Kelmendi (40), Mentor Shaban Kelmendi (22), Avdi Shaban Berisha (58) dhe Zeçir Aliaj - mysafir nga Zllopeku.

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.

-Në fshatin Pavlan u ekzekutuan:
1. Zymer Sadik Gashi (70), 2. Agush Selman Gashi, 3. Liman Hajzer Gashi, 4. Haxhi Rexhë Dreshaj (41), 5. Shaban Tahir Kelmendi(52), 6. Zenun Shala, mysafir nga Fusha e Pejës, 7. Musë Isuf Lulaj (75), 8. Rrahim Salih Nikçi (55), 9. Xheirane Brahim Nikçi(25), 10. Hatixhe Kamer Nikçi (50), 11.Ajshe Avdyli dhe 12. Gashi-Kelmendi (40).
-Ndërsa në Zahaç janë ekzekutuar këta persona:
1. Zenel Bekë Berisha, 2. Shaban Kasem Neziraj, 3. Sadri Ymer Ramaj, 4. Faton Sadri Ramaj, 5. Valdet Nezir Ramaj, 6. Shpend Rexhë Hyseni, 7. Naim Hajrullah Hyseni, 8. Ismet Hajrullah Hyseni,
9. Haki Hajrullah Hyseni, 10. Sabit Hajrullah Hyseni, 11. Bajrush Avdyl Hyseni, 12. Fehmi Rashit Gjokaj, 13. Hysen Rashit Gjokaj, 14. Ruzhdi Halil Dobraj, 15. Muhamet Halil Dobraj, 16. Halil Halil Dobraj, 17. Bekim Ahmet Delijaj- rom, 18. Shaban Sokol Ramaj, 19. Zymer Osmanaj, 20. Shaban Osmanaj, 21. Fakë Rexhep Murati - mysafir, 22. Demë Ahmet Hatashi, nga Leshani.


Në masakrimin e civilëve shqiptarë kanë marrë pjesë:

-Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).

-“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç etj.

-Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe. Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.

(Shih më poshtë Fotogalerinë e barbarëve)

* * *

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Pro.Ruzhdi Berisha ka lindur më 1952 në fshatin Buçe të komunës së Sharrit. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, Ruzhdiu (edhepse ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së në Sharr (ish-Dragash) aktivisht mori pjesë në shtrirjen dhe organizimin e UÇK-së në këto anë. Për këtë qëllim Prof.Ruzhdi Berisha ( pa e ditur “shokët”e tij në LDK) disa herë do të udhëtojë për në Shqipëri për të vënë kontakte bashkëpunimi me disa nga drejtuesit UÇK-së.

Prof.Ruzhdi Berisha

Për të mësuar më gjerësisht lidhur me aktivitetin e Ruzhdiut dhe lojërat qëllimkiqja të luajtura në adresë të Ruzhdi Berishës, nga dy zyrtarë të LDK-së në Sharr, Halim Shemsidini Kryetar i LDK-së (aktualisht edhe kryetar i komunës së Sharrit) dhe Shaban Halimi sekretar i LDK-së (aktualisht deputet i kësaj partie në Parlamentin e Kosovës) - dhe për të ditur për odisejadën deri te vrasja e tij, lexoni shkrimet e gazetarit Bedri Halimi: RUZHDI BERISHA: NJË JETË PËR DIJE DHE LIRI + VËRTET, KUSH E LA VETËM RUZHDI BERISHËN NË OPOJË ?!

Ndërkaq për të mësuar, se kush kanë qenë Shaban Halimi, Halimi Shemsidini... në kohën e regjimit të Millosheviqit..., lexoni shkrimin “Vazhdimësia e pushtetit serb në komunën e Sharrit! ISH-PUSHTETARËT E REGJIMIT SERB UDHËHEQIN SOT KOMUNËN E SHARRIT “

Klikoni mbi fotot e tyre

Halim Shemsidini Shaban Halimi

-------------------------------------------------

Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe në Kosovë (24 mars 1999), Serbia intensifikoi fushatën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta dhe në këto zhvillime edhe popullata shqiptare në Opojë do të detyrohet të largohet nga vatrat e tyre. Kjo ngjarje ndodhi më 31 mars 1999 kur policia serbe jep urdhër që brenda dy orësh popullata shqiptare e Opojës t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen për në Shqipëri. Vetëm dy ditë më herët (më 29 mars) Kryesia e degës së LDK-së për Sharr (ish-Dragash), në një mbledhje të mbajtur në shtëpi të Shaban Halimit në Buzez, merrë vendimin, që “nëse vjen deri te shpërngulja e popullatës nga Opoja ne si kryesi e LDK-së asesi nuk duhet të shpërngulemi por duhet të qëndrojmë këtu”.

Prof.Ruzhdi Berisha meqë këtë vendim e mori shumë seriozisht, nuk do të shpërngulet për në Shqipëri, ndërsa antarët e tjerë të kryesisë së LDK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin e LDK-së për Sharr, z.Halim Shemsidini (aktualisht edhe kryetar i komunës) dhe sekretarin e saj, Shaban Halimi (aktualisht deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës) nuk e respektojnë këtë vendim dhe para të gjithëve kalojnë në Shqipëri. Pra me këtë rast duket se Ruzhdiu tradhëtohet nga “shokët”e LDK-së dhe kjo tradhëti do t´i kushtojë me jetë. Gjatë qëndrimit të Ruzhdiut në Buqe (në fshatin e tij të lindjes), forcat kriminale serbe (përmes informatorëve shqipfolës) i bien në gjurmë, dhe pasi maltretohet tmerrshëm fizikisht vritet e masakrohet në format më mizore.

Në qershor të vitit 1999, kur njësitë e UÇK-së futen në Opojë, puna e parë për ta ishte vendndodhja dhe fati i Prof. Ruzhdi Berishës dhe të disa personave të tjerë që konsideroheshin zhdukur.

PU e UÇK-së, informatën e parë për vrasjen e Prof.Ruzhdi Berishës e merr në fshatin Krushevë të Gorës nga personi Sadik Idriz – aktualisht Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Agim Çekut.

Sadik Idriz - ish - Ministër i Shëndetësisë në qeveinë Çeku!

Sadik Idriz i lindur me 28.02.1954 në fshatin Krushevë, deklaron se në fund të muajit prill 1999 në një lokal - ëmbëltore në Dragash, e cila ishte pronë e një fshatari nga Zlipotoku i Gorës, ka biseduar me një epror serbë me emrin Mitojeviç Dragutin, i cili në besim i ka treguar se Ruzhdi Berishën e kanë vrarë në karakollin Stojanoviç (në kufi me Shqipërinë).

Krimineli Dragutin, Sadik Idriz(it) i tregon se: “Ruzhdi Berisha pasi që është vrarë është mbuluar me dhe, dhe me dega (dru) dhe kur të nesërmen kemi kaluar aty pari kemi parë se kafshët e egra e kishin shpluar kufomën e tij dhe se ja kishin hëngër njërën pulpë të këmbës.” Barbari Dragutin në fund të bisedës, Sadik Idriz(it) i ka thënë, se:”pas luftës do të shkoi në Slloveni sepse rrjedh nga një familje Serbo-Sllovene” dhe me këtë rast ia ka dhënë adresën dhe numrin e telefonit të vetë.

Adresa e tijë është: Mitojeviç Dragutin – Rusianov TRG-3. Nr.tel. 99386-61-263-632.

Pas këtij informacioni të hidhur Policia Ushtarake e UÇK-së nis kërkimin për gjetjen e kufomës së Ruzhdiut dhe të gjërave përsonale të tij.

Fillimisht u mësua se letërnjoftimi i prof.Ruzhdiut është në depon ndërtimore të pronarit Taip Sadikut nga fshati Bellobrad, ( Taip Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të eprorit të policisë serbe Gradimir Zekavica). Letërnjoftimi së bashku me një dekleratë me shkrim në stacionin e PU-së është dorëzuar nga Kujtim Neziri – vëlla i inspektorit federativ të sigurimit shtetëror serb, Lulzim Nezirit nga fshati Kuk. Gjatë hulumtimeve në teren, në shtëpinë e kriminelit Miroslav Gapiç në Prizren janë gjetur: një flamur, patent shoferi dhe libreza ushtarake të prof.Ruzhdi Berishës si dhe një thikë e gjakosur, me të cilën dyshohet të jetë masakruar Prof. Berisha.

Krimineli Mirosllav Gapiç

Ndërkohë në Lipjan është gjetur edhe vetura e tij. Pas shumë përpjekjesh, më 19 shtator 1999, disa ushtar të UÇK-së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit Shqiptaro-Shqiptar e gjejnë edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës.

Leja e çarkullimit dhe vetura (makina) e Ruzhdi Berishës!

----------------------------------------

Pas disa ditësh i gjithë dokumentacioni i gjetur i është dorëzuar hetuesve të gjykatës së Hagës, me qëllim të arrestimit dhe daljes para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen dhe masakrimin e Ruzhdi Berishës, por për fat të keq çdo gjë ka përfunduar me dorëzimin e këtij dokumentacioni, sepse deri më tani askush nuk është arrestuar edhe pse dihen mirëfilli emrat dhe mbiemrat e atyre që u përfshinë në vrasjen e intelektualit Ruzhdi Berisha.

***

Pas përfundimit të luftës, po në këtë rajon bariu i fshatit Brezne Hasan Kadri Krasniqi, te vendi i quajtur “Fusha e Hutit” në drejtim të Lugut të Gjeraçinës ka gjetur gjashtë kufoma të gjinisë femrore. Ka informuar komandën e UÇK-së në Opojë të cilët menjëherë kanë angazhuar një njësi ushtarake për këtë qëllim. Për këtë krim është informuar UNMIK-u, KFOR-i dhe mediat lokale dhe të gjithë kanë dalur në vendin e ngjarjes (në Brezne) ku kanë marrë të gjitha të dhënat si dhe kanë bërë inçizimin e kufomave. Këto femra të masakruara ishin prej dy fshatrave të komunës së Therandës (ish-Suharekës).1.Rafije Krasniqi – nga Studençani (49 vjeç), 2.Behare Krasniqi – nga Studençani (22 vjeç),3.Bahrije Gashi – nga Terjna (1938),4.Rahime Voci – nga Terjna (1947),5.Ajmone Gashi – nga Ternja (1966),6.Besarta Gashi – nga Terjna (1985).

* * *

Si i dogjë Kompleksi Memorial i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Tri ditë pas fillimit të bombardimeve të NATOS-s kundër forcave Serbe në Kosovë, pikërisht në orët e mbrëmjes të datës 27 mars 1999 kriminelët serbë u futën në ambientet e Kompleksit Memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe me këtë rast e dogjën Shtëpinë muze të lidhjes me rreth 11 mijë eksponate historike. Gjithashtu edhe lapidaret e dy personaliteteve të mëdha të kombit tonë: Abdyl Frashërit dhe Haxhi Ymer Prizrenit u hoqën nga basamenti i përbashkët dhe pasi u dëmtuan u gjuajtën jashtë Kompleksit Memorial. Për këtë akt barbarë ekziston një material i faktuar me dëshmi të shumta( fotografi dhe dokumente tjera) si dhe emrat e 11 kriminelëve serbë që u përfshinë në djegjen dhe shkatërrimin e KM të LSHP. Ky material është dorëzuar edhe Tribunalin Ndërkombëtar në Hag, por,(bazuar në praktikat që ndjek ky tribunal) ashtu sikurse shumë dëshmi të tjera edhe ky material ka përfunduar në sirtarët e prokurorisë dhe prandaj nuk do të merret kurrë në shqyrtim.

* * *

Kush janë barbarët serbë që kryen krime në fshtatin Kishnicë dhe në

disa vende tjera të Kosovës

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.(Ekskluzive nr.1 janar 2000, fq.101)

Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:

  1. Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
  2. Iliq Stalin – Velko
  3. Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
  4. Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
  5. Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
  6. Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
  7. Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
  8. Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
  9. Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
  10. Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
  11. Jovan Karaxhiq, Kishnicë
  12. Goran Trajkoviq, Kishnicë
  13. Boban Trajkoviq, Kishnicë
  14. Dejan Trajkoviq, Kishnicë
  15. Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
  16. Petar Saveliq, Kishnicë
  17. Mile Bulajiq, KIshnicë
  18. Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
  19. Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
  20. Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
  21. Dragan Miliq, Kishnicë
  22. Zoran Trajkoviq, Kishnicë
  23. Mike Iliq, Graçanicë
  24. Dushan Iliq, Graçanicë
    * * *

Kush janë 22 barbarët që janë përfshirë në vrasjen e shqiptarëve në Klinë

Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.

Lista përmban këta emra:

  1. Danë Balaj
  2. Zoran Dobriq
  3. Zharko Stepiq
  4. Vitomir Saviq
  5. Millorad Stepiq
  6. Gollub Stashiq
  7. Dragomir Stashiq
  8. Bado Bogiqeviq
  9. Zaiq Vojo
  10. Dobishleviq Sreta
  11. Dançiq Vojo
  12. Popi Zoran
  13. Pavlloviq Dragan
  14. Zhivkoviq Radosllav
  15. Zhivkoviq Llazar
  16. Vushtiq Radoje
  17. Zariq Sreqko
  18. Kiziq Gollub
  19. Kiziq Gjoko
  20. Dashiq Nevica
  21. Krstiq Millan
  22. Dobriq Dushan
    * * *

Kush janë barbarët serbë që me emrin ”Toga e tmerrit” vranë e

masakruan civilët shqiptarë në Viti …

Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.

Emrat e kriminelëve janë:

  1. Miodrag Stanishiq
  2. Sasha Jeriniq
  3. Stanisllav Vukiq
  4. Sasha Vujiq
  5. Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
  6. Millovan Ivkoviq
  7. Vidosllav Kojiq
  8. Moma Vasoviq
  9. Nenad Perzhiq
  10. Branko Arizonoviq
  11. Nebojsha Stanojoviq
  12. Zoran Cvetkoviq
  13. Sllavisha Maksimoviq
  14. Dragisha Dinqiq
  15. Novica Jakovleviq
  16. Lubisha Arsiq
  17. Sinisha Jovanoviq
  18. Aleksander Jovanoviq
  19. Srgjan Ristiq
  20. Goran Arsiq
  21. Nebojsha Stanishiq
  22. Dragan Nojkiq
  23. Canko Spasiq
  24. Bogoso Krqmareviq
  25. Millosh Mitroviq (komandant i togës).
    * * *

Kush janë barbarët serbë që kryen krime dhe spastrim etnik në Fushë-Kosovë

1.Sllavisha Andrijeviq - (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të

shqiptarëve nga Fushë-Kosova)

  1. Dragomir Popoviq
  2. Boban Mitroviq
  3. Dragan Dabizhleviq
  4. Lazar Deniq
  5. Radomir Dishiq
  6. Radovan Petroviq
  7. Dragan Mitroviq
  8. Radojica Mitiq
  9. Dragan Iliq
  10. Aca Stankoviq
  11. Zhika Begnellaviq
  12. Mlladen Laziq
  13. Sllavisha Grujiq
  14. Sasha Mihajlloviq
  15. Sava Drashkoviq
  16. Miodrag Bangjur
  17. Millan Milkoviq
  18. Boban Grujiq
  19. Sasha Maksimoviq
  20. Nebojsha Stefanoviq
  21. Vllastimir Jovanoviq
  22. Dushan Zharkoviq
  23. Dragan Zhekiq
  24. Dobri Artinoviq
  25. Stanko Milankoviq
  26. Sllobodan Mitroviq
  27. Dobrivoje Gjorgjeviq
  28. Darko Milosheviq
  29. Dragolub Lakaqeviq
  30. Lubisha Veliqkoviq
  31. Zharko Vasiq

* * *

Çka u gjetë në “qendrën e torturimit” në Prishtinë

Gjurmë të krimit dhe të kriminelëve janë gjetur pothuajse në çdo vendbanim të Kosovës.Me këtë rast vë në spikam zbulimin e të ashtuquajturit “qendër e torturimit” në Prishtinë.Në qershor 1999 gjatë futjes së trupave të NATO-s në Kosovë, njësitë britanike (ato parashutiste) gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë pesë katëshe, kishte zbuluar një dhomë e cila nga njësitë kriminale serbe ishte përdorur, si qendër e torturës dhe e vasjeve mizore të shqiptarëve. Në këto ambiente u gjetën armë të ftohta si: thika me gjak, shkopinjë gome, shkopinjë bejzbolli të gërvishtura nga goditjet e fuqishme, arka të mbushura me drogë, që kriminelët kishin përdorë gjatë kryerjes së krimeve etj. Nga këto gjetje rezulton, se në këtë qendër krimi, të jenë torturuar e mbytur mizorisht shumë shqiptarë, duke ju prerë pjesë të trupit: veshët, hunda, ekstremitetet (këmbë e duar), organet gjenitale etj. Armë të ftohta: si thika, Kamo, Sopata, litarë të përgjakur për ngulfatje, drogë dhe siringa për marre të drogas janë gjetur edhe në rajonin e Gollakut, në fshatin Dresnik të Pejës, në Rrthinë të Rahovecit si në Celinë dhe Krushë të Madhe etj.

(…)…(…)…(…)

Duke përfunduar (por këtu nuk është fundi…) pa hezitim them se:

Këta janë barbarët që nuk i ndjek, as UNMIK-u, as KFORI, as institucionet e brishta të Kosovës…, askush…!!!


F O T O G A L E R I A E B A R B A R Ë V E T Ë SH E K. XX

***

Fotogaleria e barbarëve në rajonin e Prizrenit

***

Djegja e Kompleksit Memorial të LSHP-së, më 27 Mars 1999

***

Vrasje, masakra, ekzekutime...armë të ftohta...

KLIKO MBI FOTO

Një bunar me kufoma të shqiptarëve !

****

Përdhunimet!

***

Kliko mbi foto"Golgota shqiptare e vitit 1999"

***

Të pagjeturit

KLIKO MBI FOTO

***